FRANCË – Pas takimit me Macron, studentët bëjnë thirrje për vijimin e mobilizimit
Në përfundim të takimit në Pallatin Élysée, përfaqësuesit e nxënësve bënë thirrje për ”vijimin e mobilizimit” deri në shpalljen e masave konkrete.
Hapat e parë pritet të bëhen të ditur të hënën, gjatë takimit të përfaqësuesve të nxënësve me kryeministrin Sébastien Lecornu.
Pas takimit, nxënësit u shprehën përgjithësisht të kënaqur me gatishmërinë e kreut të shtetit për të dëgjuar kërkesat e tyre.
Macron u premtoi atyre një rishikim të sistemit ”Parcoursup”, në kuadër të diskutimeve të nisura këtë javë për platformën e debatueshme të pranimit në arsimin e lartë.
Megjithatë, nxënësit vijojnë të kërkojnë shfuqizimin e plotë të sistemit, duke këmbëngulur se nevojiten masa konkrete për t’iu përgjigjur shqetësimeve të tyre./ a.jor.