Saturday, 24 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FRANCË – Pas takimit me Macron, studentët bëjnë thirrje për vijimin e mobilizimit

FRANCË – Pas takimit me Macron, studentët bëjnë thirrje për vijimin e mobilizimit

PARIS, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme në Francë, të cilët prej javësh protestojnë kundër sistemit ”Parcoursup” për përzgjedhjen e kandidatëve në universitete, numrit të lartë të nxënësve në klasa dhe mungesës së burimeve, u pritën sot nga presidenti Emmanuel Macron.

Në përfundim të takimit në Pallatin Élysée, përfaqësuesit e nxënësve bënë thirrje për ”vijimin e mobilizimit” deri në shpalljen e masave konkrete.

Hapat e parë pritet të bëhen të ditur të hënën, gjatë takimit të përfaqësuesve të nxënësve me kryeministrin Sébastien Lecornu.

Pas takimit, nxënësit u shprehën përgjithësisht të kënaqur me gatishmërinë e kreut të shtetit për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Macron u premtoi atyre një rishikim të sistemit ”Parcoursup”, në kuadër të diskutimeve të nisura këtë javë për platformën e debatueshme të pranimit në arsimin e lartë.

Megjithatë, nxënësit vijojnë të kërkojnë shfuqizimin e plotë të sistemit, duke këmbëngulur se nevojiten masa konkrete për t’iu përgjigjur shqetësimeve të tyre./ a.jor.

Lini një koment