Saturday, 24 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SLLOVAKI – Qytetarët votojnë në zgjedhjet rajonale dhe vendore, test politik për kryeministrin Fico

SLLOVAKI – Qytetarët votojnë në zgjedhjet rajonale dhe vendore, test politik për kryeministrin Fico

BRATISLAVË, 24 tetor /ATSH-DPA/- Rreth 4,4 milionë qytetarë me të drejtë vote në Sllovaki votojnë sot për të zgjedhur drejtuesit dhe këshillat e rajoneve dhe bashkive, në zgjedhje që konsiderohen një tregues i mbështetjes së publikut, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se shtatori i vitit 2027.

Koalicioni tripartiak i kryeministrit populist të majtë, Robert Fico, rrezikon të humbasë shumicën parlamentare.

Megjithatë, sondazhet nuk tregojnë se partitë liberale dhe konservatore të opozitës do të siguronin një shumicë të qartë, nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin tani.

Në votimin e sotem do të zgjidhen drejtuesit dhe parlamentet e të tetë rajoneve të vendit, në një proces të përbashkët zgjedhor.

Në të njëjtën kohë, qytetarët do të votojnë edhe për kryetarët dhe këshillat e gati 3,000 bashkive.

Në dy qytetet më të mëdha të vendit, Bratislavë dhe Kosice, do të zgjidhen gjithashtu kryetarët dhe këshillat e njësive administrative brenda qyteteve.

Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe pritet të mbyllen në orën 20:00, megjithëse mbyllja mund të shtyhet në rast të problemeve teknike.

Nuk do të publikohen parashikime zyrtare për rezultatin përfundimtar, por rezultatet e pjesshme do të bëhen të ditura gjatë natës, ndërsa vijon numërimi i votave. /

Lini një koment