E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Evidentohen gjashtë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

Evidentohen gjashtë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë evidentuar gjashtë raste të lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, siç njofton Telegrafi.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, katër raste janë evidentuar në Prizren, ndërsa dy të tjera në Suharekë.

Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë bërë të ditur se lidhjet e paautorizuara dëmtojnë funksionimin e rregullt të rrjetit dhe ndikojnë në furnizimin e drejtë me ujë për të gjithë konsumatorët.

Ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos bëjnë ndërhyrje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

Lini një koment