Monday, 26 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Albin Prapashtica, “Ylli i Javës” në Superligë, shkëlqeu me dy gola ndaj Dukagjinit

Albin Prapashtica, “Ylli i Javës” në Superligë, shkëlqeu me dy gola ndaj Dukagjinit




October 26, 2026

Albin Prapashtica, “Ylli i Javës” në Superligë, shkëlqeu me dy gola ndaj Dukagjinit


Albin Prapashtica është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Sulmuesi i FC Feronikeli 74 u dallua në fitoren 3:0 ndaj FC Dukagjinit, duke realizuar dy gola dhe duke qenë një nga lojtarët kryesorë në suksesin e skuadrës së tij.

Pas marrjes së çmimit, Prapashtica u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke theksuar se skuadra po gjen gradualisht formën e duhur.

“Në ndeshjet e para kemi pasur pak vështirësi të komponohemi, edhe pse kemi bërë lojëra shumë të mira. Por, tash hap pas hapi jemi duke u komponuar mjaft mirë dhe mendoj se çdo ditë e më shumë do ta tregojmë veten dhe do të arrijmë sa më shumë fitore”, deklaroi ai.

Prapashtica foli edhe për rëndësinë e fitores ndaj Dukagjinit, duke vlerësuar punën e stafit teknik në përgatitjen e ndeshjes.

“E kemi ditur që do të jetë një përballje shumë e vështirë, mirëpo stafi e ka bërë punën mjaft mirë, duke analizuar kundërshtarin në çdo aspekt. Kemi arritur të marrim një fitore shumë të rëndësishme, duke e ditur se pikët na duheshin dhe se jemi kthyer te fitorja pas një humbjeje në minutën shtesë para kësaj loje”, u shpreh futbollisti.

Në fund, ai ndau meritat për këtë çmim me stafin teknik dhe bashkëlojtarët, ndërsa falënderoi edhe familjen për mbështetjen e vazhdueshme.

Çmimi “Ylli i Javës” ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ndërsa fituesi përzgjidhet nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Leave a Reply

Lini një koment