Rritet bilanci i viktimave në Kinë, arrin në 26 nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh
Lidhur me një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës, është rritur bilanci i viktimave duke arritur në ka 26 si dhe plagosjen e 61 të tjerëve, sipas mediave shtetërore.
Ngjarja ndodhi në uzinën e fishekzjarrëve “Huasheng” në qytetin jugor të Liuyang, ku shpërthimi i së hënës pasdite detyroi autoritetet të evakuojnë banorët brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga impianti.
Në operacionet e shpëtimit u angazhuan mbi 1,500 forca emergjence, të mbështetura nga qen kërkimi, dronë dhe robotë, ndërsa u arrit të shpëtohen shtatë persona të bllokuar nën rrënoja.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e shpërthimit dhe ka ndërmarrë “masa kontrolli” ndaj stafit përgjegjës të kompanisë. Sipas autoriteteve, dy depo baruti brenda fabrikës përbënin rrezik të lartë gjatë ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.
Përveç evakuimit, ekipet zbatuan masa parandaluese, përfshirë lagështimin e zonës, me qëllim shmangien e aksidenteve të tjera gjatë operacioneve.