E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaAustria refuzon kërkesat amerikane për fluturime ushtarake mbi territorin e saj

Austria refuzon kërkesat amerikane për fluturime ushtarake mbi territorin e saj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi aleatët evropianë për refuzimin e përdorimit të hapësirës së tyre ajrore nga aeroplanët ushtarakë amerikanë lidhur me luftën në Iran, sipas “Euronews”.

Austria ka refuzuar kërkesat amerikane për fluturime ushtarake mbi territorin e saj. Arsyeja ishte statusi i Austrisë si shtet neutral.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Vjenë nuk tha se sa fluturime ishin ndaluar.

“Çdo kërkesë e SHBA-së për të përdorur hapësirën ajrore austriake do të shqyrtohet individualisht”, tha ai.

Po ashtu, Zvicra ka refuzuar përdorimin e hapësirës ajrore për të njëjtat arsye.

Franca dhe Italia gjithashtu kanë ndaluar përdorimin e hapësirës ajrore për fluturime ushtarake amerikane, ndërsa Spanja ka zgjeruar ndalimin për të gjithë aeroplanët ushtarakë të përfshirë në konflikt.

Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares Bueno tha se vendimi reflekton shumicën e opinionit publik dhe parimet e OKB-së.

Këto refuzime, së bashku me mungesën e gatishmërisë se aleatëve për të bashkëpunuar në një forcë detare për të hapur Ngushticën e Hormuzit, çuan që Trump ta quante NATO-n një “tigër prej letre” dhe të paralajmërojë për tërheqjen e SHBA-së nga aleanca.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-ja do të duhej të rishikonte marrëdhëniet me NATO-n.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron e kritikoi Trump për “minimin e NATO-s” dhe krijimin e “dyshimit të përditshëm” mbi angazhimin amerikan ndaj aleancës. //a.i/

Lini një koment