E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›KQZ kërkesë KAS për gjoba ndaj 15 partive politike për shkelje në financimet

KQZ kërkesë KAS për gjoba ndaj 15 partive politike për shkelje në financimet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) me kërkesën për vendosjen e sanksioneve administrative ndaj 15 partive politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas kërkesës së datës 3 tetor 2026, pas kontrollit dhe auditimit të raporteve financiare për fondet e përfituara dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore, janë konstatuar shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe detyrimeve për transparencën financiare.

Shkeljet e evidentuara lidhen me vonesat në dorëzimin e raporteve financiare, mosdorëzimin e tyre nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarimin e transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje dhe gabime aritmetike e kontabël në dokumentacion.

Gjobat e propozuara nga KQZ:

Në kërkesën drejtuar KAS-it, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve propozon masa të ndryshme administrative, në varësi të shkeljeve të konstatuara. Gjobë prej 2 milionë lekësh propozohet për dy parti politike, për mosdorëzimin e raportit financiar:

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Ndërsa gjobë prej 500 mijë lekësh propozohet për:

Partia Bashkimi Liberal Demokrat

Partia Aleanca Demokracia e Re

Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë

Partia Kristian Demokrate

Partia Lëvizja Atdheu

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Gjobë prej 100 mijë lekësh propozohet për:

Partia Balli Kombëtar

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Partia Djathtas 1912

Partia Socialdemokrate

Partia Nisma Thurje

Dokumenti zyrtar i është përcjellë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, i cili do të shqyrtojë kërkesën dhe do të marrë vendimin përfundimtar në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment