E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pas transferimit të papritur në Fier, Veliaj sot përballë GJKKO-së. Refuzon avokatët e caktuar nga Gjykata

Pas transferimit të papritur në Fier, Veliaj sot përballë GJKKO-së. Refuzon avokatët e caktuar nga Gjykata

Sot në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca e radhës për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Shtyrja e seancës së 27 tetorit, u bë për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa nuk u paraqitën as mbrojtësit ligjorë të ndihmës juridike falas të kërkuar nga Gjykata.

Megjithatë qytetari i parë i Tiranës përmes një kërkese të posaçme më herët e ka bërë të qartë se i vetmi avokat me të cilin kërkon të mbrohet është Plarent Ndreca, duke refuzuar kështu alternativën e vendosur më herët nga trupa gjykuese e GJKKO.

Ndërkohë pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve.

Lini një koment