E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në

Një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30-17:00 të pasdites së sotme (3 nëntor).

Burime pranë spitalit të Beratit dhe pranë Bazës Ajrore bëjnë me dije për A2CNN se ushtari me iniciale O.D. është vetëplagosur me një plumb në kraharor, afër zemrës.

Pas marrjes së njoftimit, ushtari është nisur drejt Spitalit Rajonal të Beratit, teksa stafet mjeksëore i kanë injektuar dopaminë, raporton A2.

Gjendja paraqitet e rënduar, por dhe në gjendje shoku emocional dhe po shqyrtohet rasti për transportim drejt Tiranës.

Ushtari ishte në shërbim roje kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kishte shumë kohë që ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Lini një koment