E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 04:14 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press
Ballina›Bota›ITALI – Bari rrit tarifat universitare për studentët e huaj, deri në 2 600 euro më shumë në vit

ITALI – Bari rrit tarifat universitare për studentët e huaj, deri në 2 600 euro më shumë në vit

– Universiteti “Aldo Moro” në Bari ka ndryshuar kriteret e llogaritjes së tarifave universitare për studentët e huaj.

Sipas sistemit të ri, tarifat nuk do të përcaktohen më në bazë të të ardhurave individuale, por sipas vendit të origjinës dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, shkruan il messaggero.it.

Ndryshimi pritet të sjellë rritje të konsiderueshme të tarifave, deri në 2 600 euro në vit për shumicën e studentëve të huaj.

Denoncimi është bërë nga shoqata “Cambiare Rotta Bari”, e cila organizoi këtë mëngjes një protestë përpara rektoratit të universitetit.

Sipas shoqatës, drejtuesit e universitetit e kanë justifikuar vendimin me nevojën për të parandaluar abuzimet e pretenduara nga studentët e huaj, të cilët deri tani kanë përfituar nga përjashtimet prej pagesës së tarifave, të konsideruara nga prorektori si të padrejta ndaj studentëve vendas.

Megjithatë, “Cambiare Rotta” kundërshton këtë argument, duke theksuar se rritja e tarifave vjen në një kohë kur e drejta për arsimim po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, për shkak të financimit të pamjaftueshëm të universiteteve dhe mungesës së shërbimeve bazë, si bursat dhe vendet në konvikte.

Sipas organizatës, kjo masë mund të detyrojë shumë studentë të huaj të ndërpresin studimet, duke rrezikuar seriozisht të drejtën e tyre për arsimim.

Lini një koment