E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 07:31 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimi

EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin Casarano të provincës së Lecces në Itali, ku biznesmeni shqiptar Bashkim Rushani, 61 vjeç, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Rushani, i cili mbante pozicionin e pronarit të një kompanie ndërtimi, po punonte në një kantier ndërtimi kur një portë e rëndë metalike është shkëputur duke e zënë poshtë. Ngjarja shkaktoi dëmtime të rënda trupore për 61-vjeçarin.

Ekipet e emergjencës mjekësore mbërritën menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht dhënies së ndihmës së parë, biznesmeni nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe mjekët konfirmuan vdekjen e tij në kantier, informon ANSA.

Autoritetet Italiane të hetimit dhe forcat e rendit kanë nisur verifikimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota teknike të aksidentit dhe për të verifikuar zbatimin e normave të sigurisë në punë.

Lini një koment