Kos prezanton Raportin e Progresit: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka prezantuar sot në Parlamentin Evropian raportin vjetor të progresit për Shqipërinë dhe vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë prezantimit, Kos theksoi se procesi i zgjerimit mbetet kyç për sigurinë, paqen dhe prosperitetin në Evropë, ndërsa theksoi nevojën për përballje më efikase me krimin e organizuar, krimin kibernetik dhe sfidat e emigracionit.
Lidhur me ecurinë e procesit, Kos vlerësoi se Mali i Zi është vendi më i avancuar, me mundësi reale për t’u bërë anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.“Fokusohemi në sigurinë evropiane me zgjerimin, për të ofruar paqe, liri dhe prosperitet në Evropë. Krimi i organizuar dhe ai kibernetik na ndikojnë të gjithëve.
Vendet integruese në strukturat e BE-së kanë më shumë vepra të koordinuara me krimin e organizuar dhe emigracionin. Sot, paketa e zgjerimit vjen teksa Komisioni ka prezantuar paketën muajin e kaluar. Zgjerimi është i mundur, por ka fusha ku duhet të adresohen sfidat.
Për shanset për t’u integruar, Mali i Zi është vendi më i përparuar, pas bisedimeve me Kroacinë. Puna që po vijon për traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi, së bashku me miratimin e konkluzioneve të Këshillit për paketën financiare të anëtarësimit të vendit në BE, konfirmon se Mali i Zi është pranë fazës përfundimtare të procesit të anëtarësimit. Përpjekjet e vazhdueshme për reforma dhe konsensusi i gjerë politik mbeten thelbësore për të ardhmen evropiane të vendit.
BE-ja mund ta sjellë zgjerimin në një përfundim të suksesshëm. 28 kapituj janë mbyllur, ju mund të mbyllni edhe të tjerët deri në fund të vitit. Mali i Zi ka demonstruar se integrimi do të sjellë transformim dhe përmbushjen e vlerave evropiane. Mali i Zi mund të jetë vendi i 28-të në vitin 2028, vendi i radhës në BE”, u shpreh Kos.