E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 07:31 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, Decision Desk HQ
Ballina›Kosova›​A do të kandidojë për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale? Dren Paca tregon planet e tij

​A do të kandidojë për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale? Dren Paca tregon planet e tij

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka thënë se do të vazhdojë ta ushtrojë këtë funksion me përkushtim maksimal, ndërsa nuk ka vendosur ende nëse do të jetë kandidat në garën për kryeprokuror të këtij institucioni.

Ai tha se prioritet gjatë ushtrimit të detyrës do të jetë vazhdimësia e punës dhe shmangia e çdo zbrazëtire në funksionimin e Prokurorisë Speciale.

“Unë do të kujdesem gjatë kësaj periudhe, sado që të zgjatë, që funksionin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit ta ushtroj në mënyrën më të mirë apo me përkushtim maksimal, në atë formë që të mos lejojmë që të mbetet ndonjë zbrazëtirë në punën e përditshme të Prokurorisë Speciale. Kurse momentit se kur do të shpallet konkursi dhe nëse unë do të jem një prej kandidatëve potencialë në atë garë, do ta shqyrtoj dhe do ta vlerësoj në të ardhmen kurdo që të hapet ai konkurs”, tha ai.

Këtë deklaratë Paca e bëri pas konferencës për media, në të cilën Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës prezantuan detajet e operacionit për sekuestrimin e mbi 37 kilogramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë. /Telegrafi/

Lini një koment