E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Duka pret në takim delegacionin e Lega Nazionale Dilettanti në Shtëpinë e Futbollit

Duka pret në takim delegacionin e Lega Nazionale Dilettanti në Shtëpinë e Futbollit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti këtë të mërkurë në një takim në ambientet e Shtëpisë së Futbollit një delegacion të Lega Nazionale Dilettanti (LND), i kryesuar nga Christian Mossino, Zëvendëspresident i Parë i kësaj organizate.

Delegacioni zhvilloi fillimisht një vizitë në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u njoh nga afër me infrastrukturën dhe kushtet që ofron selia e FSHF-së, përfshirë edhe Klinikën e Kombëtares.

Më pas, delegacioni zhvilloi një takim me Presidentin Armand Duka, ku u diskutua mbi zhvillimet në futboll dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për zhvillimin dhe promovimin e këtij sporti. Gjithashtu, në takim mori pjesë edhe trajneri i Kombëtares, Rolando Maran.

Në përbërje të delegacionit ishin Christian Mossino, Zëvendëspresident i Parë i Lega Nazionale Dilettanti, dhe Mauro Foschia, President i Komitetit Rajonal Piemonte Valle d’Aosta.

Takimi u mbyll me shkëmbimin e dhuratave simbolike dhe një fotografi të përbashkët në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment