E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Vdekja e sulmuesit në Spanjë, Owono thyen heshtjen: Ditët më të vështira të jetës sime

Vdekja e sulmuesit në Spanjë, Owono thyen heshtjen: Ditët më të vështira të jetës sime

“Këto janë ditët më të vështira të jetës sime. E kam të vështirë të gjej fjalët dhe është shumë e vështirë të përpunoj gjithçka që ka ndodhur. Ndjej një dhimbje të madhe për humbjen e Jesusit. Mendimet e mia janë me të, me familjen e tij dhe me të gjithë ata që e donin.”

Këto ishin fjalët e para – të bëra të ditura përmes një deklarate të klubit – nga portieri i Andorrës, Jesus Owono, pas përplasjes në fushë që çoi në vdekjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel.

“E di që do të ketë shumë çështje për t’u trajtuar dhe do t’u qasem atyre me respektin më të madh. Por për momentin, sinqerisht, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveç Jesús-it dhe dhimbjes që po kalojmë të gjithë. U prehsh në paqe, Jesús,” përfundon Owono në një postim në kanalet zyrtare të rrjeteve sociale të Andorra-s.

Vetë klubi ka kërkuar “ndjeshmëri dhe respekt maksimal”. Këtë të mërkurë, para një seance stërvitore fakultative në “Estadi Comunal”, u mbajt një minutë heshtje – e sinqertë, prekëse dhe plot respekt – në kujtim të Jesús de Miguel-it.

Policia spanjolle ka nisur një hetim për një rast të mundshëm vrasjeje nga pakujdesia, pas vdekjes së sulmuesit të Tenerife-s, Jesus De Miguel, i cili pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje me portierin e Andorra-s, Jesus Owono, gjatë një ndeshjeje në divizionin e dytë spanjoll.

Sipas ligjit spanjoll, vdekjet që vijnë si pasojë e shkaqeve jo natyrore – përfshirë aksidentet – i nënshtrohen një hetimi gjyqësor. Ndërkohë, sipas prokurorisë, ka shumë pak gjasa që të ngrihen akuza penale ndaj portierit, pasi përplasja ndodhi gjatë zhvillimit të lojës. Pas lajmit për vdekjen e sulmuesit, Owono e çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment