E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Conference League, Egnatia është mes skuadrave më në formë të turneut

Conference League, Egnatia është mes skuadrave më në formë të turneut

Faqja e UEFA Conference League ka renditur skuadra më në formë të turneut, duke marrë në konsideratë 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Kryesojnë këtë renditje të veçantë Lugano, Panathinaikos dhe Trabzonspori i Ernest Muçit me 5 fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Më pas renditen emra të njohur të kontinentit si Ajax, Twente apo Hajduku i Splitit, mes tyre ndodhet dhe Egnatia.

Kampionët e Shqipërisë kanë grumbulluar 10 pikë në 5 ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar në të gjitha kompeticionet.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment