E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Dy vëllezër ia vranë, kërcënimet për viktimën e dhunës në familje vazhdojnë edhe pas tragjedisë

Dy vëllezër ia vranë, kërcënimet për viktimën e dhunës në familje vazhdojnë edhe pas tragjedisë

Të rralla i kishte ditët e bardha për 20 vite martesë

Në mënyrë sistematike, kjo grua, u përballë me dhunë fizike e psikike nga tashmë ish-bashkëshorti i saj, Astrit Isufi.

Më 6 nëntor të vitit 2025, dhuna mori një kthesë tragjike, ku ky i fundit, dyshohet se ia vrau dy vëllezërit e saj në Malishevë.

Isufi ndodhet në paraburgim, ndërsa viktima në një rrëfim për Dukagjinin, ka treguar rrethanat e ditës tragjike.

“Deri dul vllau jem nuk u hiqke, e qeli xhamin, e qitke armën edhe e ofendojke vllaun tem, I thojke dil jashtë kerrit merremi vesh si burrat. Ai sja ka qel derën, edhe e ka nxjerre armën, e ka gjujtr vllaun tem të voglin, kur e ka ni krismën, ka dalë vllau jem i madh, edhe atë e ka gjujt, krejt fëmija janë kanë aty e gratë jashtë, n’sy të fëmijëve e ka bë këtë krim”, ka deklaruar N.N, viktimë e dhunës në familje.

Tragjedia e 6 nëntorit, nuk ishte hera e parë kur Isufi dyshohet se kishte përdorur armën për t’i kërcënuar vëllezërit e saj.

Për to, Gjykata Themelore kishte vendosur dënim me vlerë prej 200 eurosh për të dhe vëllain e tij, ndërsa për veprën penale, dhunë në familje, ajo e Apelit e dënoi Astrit Isufajn me vetëm 3 muaj burgim.

Megjithatë, dhuna ndaj saj dhe pesë fëmijëve, nuk përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve.

Ajo ende edhe sot, përballet me kërcënime e shantazhe nga familjarët e ish-bashkëshortit.

“Më herët e kemi lajmëru se po na sillen kësajde, policia se kanë marrë këtë rast në dorë hiç, kanë thënë shkoni në Malishevë jo këtu. S’u bë as një muaj kur e kanë marrë djalin pa lejen tonë, kur e kena lajmëru rastin, policia na thanë atje është. Mezi e kanë marrë prej tyre”.

Tash kur kanë kaluar thuajse 1 vit nga vrasja e dyfishtë, ende nuk është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Gjakovës, nndërsa për ecurinë e rastit për televizioni ka folur avokati i familjes së vë viktimave.

“Menjëherë kur ka ndodh rastin, në muajin vijues kanë fillu edhe intervistimet, sepse është një numër I madh I dëshmitarëve që kanë qenë aty, është tërë familja dëshmtiarë, mirëpo janë disa prova, që marrin kohë, janë disa ekspertiza që kanë të bvëjnë me fushën balisitike, dhe ato vonohen”, ka theksuar Meshari Selimaj, avokat i familjes së viktimave.

Përmes një përgjigje me shkrim, Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë të ditur se hetimi për Isufin për veprat vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, është në fazën përfundimtare.

Ky institucion, sipas përgjigjeës, është në pritje të pranimit të raporteve të ekspertimit nga Agjencia Kosovare e Forenzikës.

Përtej hetimeve për vrasjen e dy vëllezërve, mbetet siguria e gruas që thotë se dhuna ndaj nuk ka përfunduar.

Televizioni ka kërkuar informacione nga Policia, Prokuroria dhe Gjykata Themelore në Gjakovë lidhur me masat mbrojtëse të ndërmarra për viktimën, mirëpo deri në publikimin e kronikës, nuk ka pranuar informacione të tilla.

Lini një koment