Cole Allen i akuzuar për sulmin në darkën e korrespodentëve, ngarkohet edhe për sulm ndaj zyrtarit federal
Prokurorët federalë ngritën akuza të reja ndaj Cole Allen, të dyshuarit për përpjekjen e sulmit gjatë darkës vjetore të korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Sipas CBS News, një juri i madh federal e akuzoi të martën Allenin me katër pika, përfshirë akuzën përpjekje për të vrarë Presidentin Trump, dy akuza për armë dhe një akuzë të re për sulm ndaj një zyrtari të zbatimit të ligjit me një armë vdekjeprurëse.
Prokurorët thonë se akuzat u ngritën disa orë pas përpjekjes për sulm në gala-n vjetor në Washington, D.C. Sipas aktakuzës, më 25 prill Allen ishte i armatosur me një pushkë, një pistoletë dhe thika dhe u përpoq të thyejë një pikë kontrolli sigurie një kat mbi sallën ku po darkonin Presidenti Trump, zyrtarë të lartë të administratës dhe gazetarë.
Aktakuza e akuzon gjithashtu Allenin për sulmin ndaj një zyrtari federal të identifikuar si V.G., duke përdorur një pushkë. Zyrtarët e rendit thanë se ai qëlloi me pjesë të fishekut të pushkës (buckshot) drejt një agjenti të Shërbimit Sekret në uniformë; thërrimet goditën jelekun e tij mbrojtës dhe agjenti nuk u lëndua rëndë.
Allen, 31 vjeç, ende nuk ka dhënë përgjigje për fajësinë dhe pritet të paraqitet për seancën e parë më 11 maj. Ekipi i tij ligjor ra dakord që ai të mbetet i arrestuar gjatë procedurave para procesit. Çështja i është caktuar gjykatës së Qarkut të SHBA Trevor McFadden, i emëruar në detyrë në 2017.
Një magjistrat federal në Uashington, Zia Faruqui, shprehu shqetësim për kushtet e paraburgimit të Allen dhe i kërkoi falje për problemet gjatë javës së parë. Avokatët thanë se ai ishte vendosur fillimisht nën vëzhgim për vetëvrasje dhe mbahej në një qeli të siguruar me dritat ndezur dhe pa akses në telefon ose tablet; më pas masat u ulën në kujdes parandaluese, me kufizime të konsiderueshme të përdorimit të telefonit dhe lirisë së daljes nga qelia. Sipas avokatëve, më vonë ai u vlerësua si jo-rrezik, por mbeti nën kujdes protektiv dhe i ndarë nga të tjerët, raporton CBS News.