Trump: Irani të arrijë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë
Është koha që Irani të bëjë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë dhe të mos ketë mbetur asgjë nga ajo që mund të bëhet një vend i madh”, tha Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth.
“Ura më e madhe e Iranit u shemb, nuk do të përdoret më kurrë”, shtoi ai duke ngritur tonet për një marrëveshje.
Edhe Irani nga ana e tij ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për sulme të tjera, që sipas tij do të jenë edhe më të ashpra, raportoi sot agjencia iraniane e lajmeve ISNA.
Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në rajon dhe përshkallëzimi të konfliktit.
Një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane u shpreh se kundërshtarët nuk e njohin plotësisht kapacitetin ushtarak të Iranit.
Sipas tij, fuqia dhe pajisjet e vendit janë shumë më të mëdha sesa perceptohet nga SHBA dhe Izraeli. /os/