Erjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit
28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestave në Tiranë, ka njoftuar se më 11 nëntor do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së dytë kirurgjikale në spitalin “Gemelli” në Romë.
Vishkulli e cilëson këtë ndërhyrje si një sfidë të madhe të jetës së tij, ndërsa shpreh besimin te Zoti se gjithçka do të shkojë mirë.
Ndërhyrja vendimtare pritet të përcaktojë nëse ai do të ketë apo jo probleme me shikimin në të ardhmen. Operacioni i parë, i cili rezultoi me sukses, bëri të mundur shpëtimin e organit të syrit.
Ai ka falënderuar të gjithë për interesimin, mbështetjen, mesazhet dhe lutjet.