Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare
Më 14 nëntor, Partia Socialiste do të mbajë punimet e Asamblesë Kombëtare. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Partisë Socialiste, për gazetaren e TV Klan, Elja Zotka.
Aktualisht, nuk dihen detaje mbi diskutimet që pritet të zhvillohen gjatë punimeve të Asamblesë.
Megjithatë, Partia Socialiste në asambletë e mëparshme ka bërë ndryshime në strukturat e saj, por kësaj herë kjo lëvizje e mundshme mbetet për t’u zbuluar në mes të nëntorit.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste vjen në një kohë kur Shqipëria ka përjetuar një valë protestash nga qytetarët dhe studentë, të cilët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Ram dhe krijimin e një qeverie teknike.
Po ashtu, ka patur dhe zhvillime të tjera në sferën politike të vendit.
Kreut i Shtetit, Bajram Begaj, ka dekretuar edhe datën e zgjedhjeve lokale, të cilat do mbahen më 9 maj, datë kjo, e cila përkon me “Ditën e Evropës”.