E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Burrel, ku 43-vjeçarja Majlinda Mara i vuri flakën të atit, 89-vjeçarit Adem Mara, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Tiranës.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, 43-vjeçarja ka deklaruar se krimi ka ardhur si pasojë e grindjeve të vazhdueshme me babain e saj.

Ajo ka treguar dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ka pritur që i moshuari të shtrihej për të fjetur dhe, sapo e ka marrë gjumi, e ka spërkatur me benzinë, i ka posur zjarrin dhe është larguar nga dhoma.

Si pasojë e flakëve, Adem Mara ka pësuar djegie të rënda në trup dhe po merr trajtim intensiv mjekësor në spitalin e kryeqytetit.

Ngjarja është denoncuar në polici nga fqinjët e familjes, të cilët i kanë dhënë edhe ndihmën e parë të moshuarit.

Strukturat e Policisë Kriminale të Burrelit kanë bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares.

Ndaj Majlinda Marës është ngritur zyrtarisht akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë.

Lini një koment