E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: Java e 11-të luhet më 7 dhe 8 nëntor

Abissnet Superiore: Java e 11-të luhet më 7 dhe 8 nëntor

Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të, që do të zhvillohen më 7 dhe 8 nëntor, me pesë përballje në program.

Java do të nisë të shtunën me dy ndeshje në orën 13:30, ku Laçi do të presë Partizanin, ndërsa Tirana do të përballet me Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në orën 18:30, Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj AF Elbasanit, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të dielën, vëmendja do të zhvendoset te dy sfidat e fundit të kësaj jave. Dinamo City do të përballet me Skënderbeun në orën 16:00, ndërsa kryesuesja Egnatia do të presë Vorën në “Egnatia Arena”, në orën 18:30.

Pas 10 javësh kampionat, Egnatia kryeson renditjen me 24 pikë, e ndjekur nga Teuta me 20 dhe Dinamo City me 17 pikë. Çdo përballje e kësaj jave merr rëndësi në vijimësinë e garës, si për skuadrat që synojnë kreun, ashtu edhe për ato që kërkojnë të ngjiten në renditje.

Abissnet Superiore, java e 11-të KF Laçi – Partizani, 07.11.2026, 13:30, stadiumi “Laçi”

Tirana – Teuta, 07.11.2026, 13:30, stadiumi “Selmas Stermasi”

Vllaznia – AF Elbasani, 07.11.2026, 18:30, stadiumi “Loro Boriçi”

Dinamo City – Skënderbeu, 08.11.2026, 16:00, stadiumi “Skënderbeu”

Egnatia – FK Vora, 08.11.2026, 18:30, stadiumi “Egnatia Arena”

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment