E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Vendimet e Disiplinës: Gjoba për Elbasanin dhe Dinamon, e pëson drejtori i Tiranës

Vendimet e Disiplinës: Gjoba për Elbasanin dhe Dinamon, e pëson drejtori i Tiranës

Janë publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Elbasani dhe Dinamo dënohen me gjoba, ndërsa drejtori sportiv i Tiranës, Omer Bunjaku, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Vendimet e plota:

KF Këlcyra, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të sjelles se gabuar te spektatoreve, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

KF Butrinti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të sjelles së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment