E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

Analisti Ibsen Elezi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar lëvizjet e reja politike në Shqipëri, duke u ndalur te Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj.

Elezi u shpreh se lëvizja e Arlind Qorit paraqet një organizim më serioz politik, por sipas tij, ndërthurja me pikëpamjet marksiste e vështirëson realizimin e objektivave të saj.

Ndërsa për Adriatik Lapajn, analisti tha se ai e ka kuptuar se dalja në këtë formë përbën një dështim. Elezi theksoi se partitë e reja nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht modele të reja politike.

“Kalojmë tek pjesa e Arlind Qorit, ka një lëvizje më serioze politike, por duke qenë se e ndërthur me këtë linjën e marksiste, atij i bëhet e pamundur realizimi…Janë pikëpamje marksiste nuk zënë më vend. Ndërsa Adriatik Lapaj e ka ditë mirë se dalja në këtë formë është dështim. Këta janë parti të reja, por nuk janë modele të reja. Kur partia ndërlidhet me modelin është parti e re”, tha më tej ai.

Lini një koment