Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Hykmete Bajrami konfirmon kandidaturën për kryetare të LDK-së, në garë edhe Arben Gashi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të jetë në garë për postin e kryetares së partisë.
E ftuar në emisionin “Pressing”, Bajrami ka deklaruar se është e gatshme të kandidojë për drejtimin e LDK-së, pavarësisht se kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme partiake.
Ajo ka bërë të ditur se vendimi i saj për të hyrë në garë është i qartë dhe se pret procesin e zgjedhjeve brenda partisë.
Përveç Bajramit, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka konfirmuar edhe deputeti Arben Gashi dhe Përparim Rama.
Zgjedhjet e brendshme në LDK pritet të përcaktojnë udhëheqjen e re të kësaj partie.