E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Egnatia, portieri Dajsinani: Ma ka mbetur peng goli i dytë

Egnatia, portieri Dajsinani: Ma ka mbetur peng goli i dytë

“Ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë…”. Portieri i Egnatias, Mario Dajsinani ka folur pas humbjes 2-0 të pësuar në Rumani përballë Universitatea Craiova, në raundin e tretë të ndeshjeve të Conference League.

“Me thënë të drejtën më ka ngelur pak peng goli i dytë, sepse me 1-0 rezultati, ekipi do ishte akoma në lojë. Megjithatë, ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë”.

“Notë e lartë për paraqitjen individuale? Jam i lumtu për paraqitjen time, kam ndimuar ekipin, e kam mbajtur në lojë gjatë gjithë kohës, por rezultati të bën të ndihesh keq”.

“Craiova ka shumë cilësi si ekip, ka kualitet. Ndoshta kjo nuk ishte dita më e mirë, kjo u pa në fushë”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment