Sot pritet të miratohet buxheti i Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, sot në rend pritet të miratojë buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor.
Takimi i Komisionit do të mbahet në ora 14:00.
Ky është njoftimi i Kuvendit të Kosovës:
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i Plani i veprimit;
Miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje
Të ndryshme. /Telegrafi/