Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor
Tirana do të mirëpresë më 25–26 nëntor 2026 edicionin e dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një platformë që bashkon përfaqësuesit më të lartë të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues të bizneseve nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Forumi rikthehet në Tiranë me synimin për të nxitur investime të reja, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për të krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi mes bizneseve europiane dhe atyre të rajonit, përcjell A2.
Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorët me potencial të lartë zhvillimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.
Forumi synon të shndërrojë potencialin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në projekte dhe mundësi konkrete investimi.