Premiera botërore “Minus 303” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit
Shfaqja “Minus 303”, me regji dhe koreografi të Gentian Dodës, u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Vepra, krijim i Gentian Dodës, solli një ndërthurje të lëvizjes, muzikës live dhe interpretimit skenik, duke ofruar një përvojë artistike për publikun.
Në këtë produksion interpretuan Fjorald Doci, Rovena Shqevi dhe Rosella Pelliçiotti, ndërsa muzika live u interpretua nga Rajkard Bardhi. “Minus 303” është realizuar në partneritet me Heinrich Böll Stiftung, Tirana Office dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Premiera u prezantua nga TKOB, si një ngjarje e rëndësishme artistike në kalendarin e aktiviteteve kulturore të kryeqytetit.