E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›I dënuar me 9 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

I dënuar me 9 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi i shtetasit Kol Ndoj u krye në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Fast”, i cili synon kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar, 71-vjeçari, banues në Vaun e Dejës, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Napoli, me vendimin e datës 23 prill 2021, e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Kapja e tij u realizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë, ku duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Lini një koment