Maran shpall listën për Finlandën dhe Bjellorusinë! Fton Ismailin e Dinamos, mungon Mehmeti
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Finlandës dhe Bjellorusisë. E para luhet më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”, kurse e dyta m 15 nëntor në Hungari dhe pa tifozë.
Bie në sy fakti se trajneri i kuqezinjve ka ftuar për herë të parë edhe mbrojtësin e djathtë Ysni Ismaili nga Dinamo. Bashkë me të bëhen 3 lojtarë të bluve në Kombëtare, pas Alijit dhe Qefalisë. Ismaili zëvendëson në listë Ivan Balliun, që duket se e ka mbyllur aventurën kuqezi.
Nuk ka ndryshime për portën, ku Strakosha nuk është gati ende. Mungesat në listë këtë herë janë Anis Mehmeti, Marash Kumbulla dhe Sabah Kerjota. Për sulmin ishte e pritshme dhe këtë herë mungesa e Armando Brojës. Trajneri italian ka zgjedhur Rey Manajn, Mirlind Dakun, Myrto Uzunin dhe Cristian Shpendin për dy sfidat e nëntorit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.