E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›EXFIS mbështet Pediatrinë me donacion për lavanderinë e parë të brendshme në QKUK

EXFIS mbështet Pediatrinë me donacion për lavanderinë e parë të brendshme në QKUK

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të jetë klinika e parë në kuadër të këtij institucioni që do të ketë lavanderinë e saj të brendshme, falë donacionit të kompanisë EXFIS.Projekti është realizuar me nismën e dr. Alije Keka Sylajt, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë, dhe me mbështetjen e drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, duke përmirësuar kapacitetet dhe kushtet e funksionimit të klinikës.

Lavanderia do të mundësojë që larja dhe përpunimi i tekstileve të kryhen brenda klinikës, në përputhje me nevojat e saj të përditshme. Kjo do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor dhe do të rrisë efikasitetin në menaxhimin e këtyre nevojave.

Përveç përmirësimit të kushteve higjienike, kjo iniciativë do të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për pacientët më të vegjël.

Për EXFIS, ky donacion është pjesë e angazhimit për përgjegjësi shoqërore dhe mbështetje të projekteve që sjellin përmirësime konkrete në shëndetësi. Kompania mbetet e hapur për të kontribuar në iniciativa që mbështesin institucionet publike, lehtësojnë punën e profesionistëve dhe krijojnë kushte më të mira për qytetarët.

Lini një koment