E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›VIDEO/ Rama ‘luan’ shah, kryeministri ndan pamjet nga ambientet e “Shtëpisë së Shahut”: Buxhet dhe mbështetje p�

VIDEO/ Rama ‘luan’ shah, kryeministri ndan pamjet nga ambientet e “Shtëpisë së Shahut”: Buxhet dhe mbështetje p�

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ambientet e reja të Shtëpisë së Shahut, duke vënë në fokus zhvillimin e këtij sporti dhe mbështetjen për komunitetin shahistik në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se krahas ambienteve të reja, do të ketë edhe një mbështetje të dedikuar për përhapjen e shahut në sistemin arsimor, me synimin që kjo lojë të bëhet pjesë e aktiviteteve në sa më shumë shkolla të vendit.

“Një hap i rëndësishëm për komunitetin shahistik dhe një mbështetje e re për shahun në shkolla, me buxhet të dedikuar për ta shtrirë në sa më shumë shkolla të vendit. Më shumë shah, më shumë mendje të mprehta”, shkruan kryeministri.

Ambientet e reja të Shtëpisë së Shahut synojnë të krijojnë më shumë mundësi për zhvillimin dhe promovimin e këtij sporti, ndërsa mbështetja financiare për shkollat pritet të ndihmojë në përfshirjen e brezave të rinj në aktivitetet shahistike.

Përmes kësaj nisme, synohet që shahu të ketë një prani më të gjerë jo vetëm në komunitetin sportiv, por edhe në institucionet arsimore të vendit.

Lini një koment