E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Atentat ndaj 36-vjeçarit shqiptar në Athinë, gjendet i plagosur në makinë

Atentat ndaj 36-vjeçarit shqiptar në Athinë, gjendet i plagosur në makinë

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda makinës së tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark.

Ngjarja u regjistrua pak pas orës 20:30 të së premtes, në rrugën Lenormand, pranë numrit 137, pas një telefonate alarmi nga një banor i zonës. Sipas informacioneve paraprake, 36-vjeçari u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Në orën 20:35, në Rrugën Lenorman nr. 197 në Kolonos, një banor i zonës telefonoi Shërbimin e Ndërhyrjes së Menjëhershme duke raportuar për të shtëna. Oficerët e policisë nxituan në vendngjarje dhe gjetën një burrë 36-vjeçar me origjinë shqiptare të qëlluar brenda një makine. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja. Deri më tani, në lidhje me ngjarjen janë ndaluar dy persona”, thuhet në njoftim e policisë.

Gjatë këqyrjes paraprake të vendngjarjes, policia gjeti dy gëzhoja, ndërsa rrethanat dhe motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta.

Në kuadër të hetimeve, dy persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga autoritetet. Policia po mbledh prova dhe po shqyrton të gjitha pistat për të zbardhur ngjarjen.

Lini një koment