E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vu

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Manëz të Durrësit, ku një djalë ka qëlluar me sëpatë prindërit e tij, duke i lënë të plagosur.

Çifti është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku po merr kujdesin mjekësor.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar, i cili është djali i çiftit. Burime nga policia i thanë ABC News se i riu dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë brenda familjes. Autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një koment