E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tensione te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve

Tensione te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve

Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministrisë së Arsimit.

Vetëm pak minuta më parë, protestues të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa këta të fundit u kanë bërë thirrje të mos përfshihen në akte dhune dhe të tërhiqen.

Policia ka përdorur spraj në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, ndërsa është hedhur edhe ujë në drejtim të protestuesve. Ndërkohë, disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa më pas janë pozicionuar përballë forcave të policisë dhe autobotëve me ujë.

Lini një koment