E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar më tej.

Persona të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, duke bërë që të ndërhyjë edhe autoboti i ujit për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit kanë shkulur çdo pllakë të mundshme në bulevard, duke i hedhur në asfalt e copëtuar në pjesë të vogla për t’i përdorur si send të fortë sulmues.

Tensionet vijnë pas incidenteve të mëparshme, ku protestuesit u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtynë ata në drejtim të efektivëve.

Gjithashtu, drejt policisë u hodhën sende të ndryshme, ndërsa uniformat blu iu kundërpërgjigjën me spraj dhe gaz lotsjellës.

Me përshkallëzimin e situatës dhe hedhjen e gurëve, policia ka vënë në përdorim edhe autobotin e ujit.

Lini një koment