E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia i shpërndan me topa uji dhe gaz! (FOTO

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia i shpërndan me topa uji dhe gaz! (FOTO

Rikthehen tensionet te Kryeministria, në bulevardin përballë.

Protestuesit e maskuar, kryesisht të rinj dhe të mitur, kanë sulmuar me gurë, molotov dhe shashka nga distanca duke shkelur perimetrin.

Policia i ka paralajmëruar, teksa dhunës iu përgjigj me autobotet e ujit dhe shpërndarje me topa uji.

Grupet e policisë janë në gadishmëri për ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të dhunës dhe mostërheqjes së të rinjve të maskuar.

Pas aksionit të Policisë që i ka rrethuar në disa zona, ata janë shpërndarë.

Protestuesit në largim drejt Sheshit Skënderbej hodhën fishekzjarre dhe shashka drejt efektivëve, teksa janë ndjekur nga autobotët dhe efektivët e tjerë.

Rreth orës 17:30 policia nisi edhe një aksion masiv për shpërndarje dhe shoqërime, duke angazhuar mjete dhe forca.

Lini një koment