Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para
Pas sulmit të pandërprerë të protestuesve të maskuar në bulevard, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë.
Ata janë angazhuar me forca dhe mjete për boshatisjen e të gjithë bulevardit dhe rrugëve, si dhe shoqërimet e të dyshuarve.
Policia ka kërkuar tek protestuesit paqësorë mbajtjen e perimetrit, kurse për ata të maskuar ka vijuar ndjekjen për kapjen e tyre apo largimin nga sheshi.

Topa uji me autobotë, gaz lotsjellës herë pas here dhe ndjekje e tyre ka vijuar në bulevard.
Protyestuesit janë larguar me vrap për t’i shpëtuar kapjes, teksa në një moment grupi i protestuesve ka ndaluar efektivët të bënin shoqërime.

Policia ka krijuar një perimetër të gjerë sigurie deri afër sheshit Skënderbej dhe te Parku Rinia, duke mos lejuar hyrjen e protestuesve në bulevard, me qëllim shuarjen e saj.