E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›BERLIN – Pistorius: Aktualisht nuk mund t’i japim më raketa “Patriot” Ukrainës

BERLIN – Pistorius: Aktualisht nuk mund t’i japim më raketa “Patriot” Ukrainës

BERLIN, 7 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se Gjermania nuk mund të vazhdojë aktualisht furnizimin e Ukrainës me sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”, për shkak të kufizimeve në rezervat e saj ushtarake.

Sipas tij, vazhdimi i dërgesave do të krijonte rrezikun e një mungese në arsenalet e vetë Gjermanisë, duke dobësuar kapacitetet e saj mbrojtëse.

“Për momentin nuk mund të japim më ‘Patriot’ për Kievin”, theksoi Pistorius, duke nënvizuar se rezervat gjermane kanë arritur në një pikë ku kërkohet më shumë kujdes në shpërndarjen e pajisjeve ushtarake.

Ministri gjerman shtoi se Berlini pret një angazhim më të madh nga partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën, veçanërisht në furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Deklarata vjen në një moment kur Ukraina ka nevojë të vazhdueshme për forcimin e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve ruse, ndërsa vendet perëndimore po përballen me vështirësi për të ruajtur njëkohësisht mbështetjen ushtarake për Kievin dhe kapacitetet e tyre të mbrojtjes. /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment