E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Fenomen spektakolar në Capri të Italisë, dy rryma formohen njëkohësisht pranë shkëmbinjve të famshëm (VIDEO)

Fenomen spektakolar në Capri të Italisë, dy rryma formohen njëkohësisht pranë shkëmbinjve të famshëm (VIDEO)

Një fenomen spektakolar natyror është regjistruar të shtunën në mëngjes në ishullin Capri në Itali, ku dy rryma janë formuar njëkohësisht në det, pranë shkëmbinjve të famshëm Faraglioni.

Dy rrymat u shfaqën pranë formacioneve karakteristike shkëmbore, duke krijuar një pamje të veçantë, sikur po “përqafonin” një prej monumenteve më të njohura natyrore të ishullit.

Fenomeni u regjistrua në kushtet e motit të keq që ka përfshirë rajonin e Kampanjës, ku deri të shtunën në mëngjes ishte në fuqi një paralajmërim i verdhë për mot të paqëndrueshëm.

Parashikimet meteorologjike kishin paralajmëruar për stuhi të forta dhe rrezik rrëshqitjesh dheu në disa zona të rajonit.

Lini një koment