E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia hyn në Parkun Rinia dhe u kërkon protestuesve të largohen, Guri dhe Goxhaj kërkojnë shpjegime

Policia hyn në Parkun Rinia dhe u kërkon protestuesve të largohen, Guri dhe Goxhaj kërkojnë shpjegime

Policia ka shpërndarë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një pjesë e tyre janë zhvendosur brenda ambienteve të Parkut Rinia. Efektivët janë futur edhe në park, ku u kanë kërkuar protestuesve të largohen.

“Ne kemi dalë në punën tonë”, kanë deklaruar disa prej protestuesve, të cilët kanë kundërshtuar kërkesën e policisë për t’u larguar.

Mes tyre kanë qenë edhe aktivistët Sazan Guri dhe Dritan Goxhaj, të cilët kanë kërkuar shpjegime nga efektivët se përse duhet të largohen nga ambientet e parkut.

Lini një koment