E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare, Bloomberg: Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare, Bloomberg: Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Protesta kombëtare e së shtunës, 7 nëntor, në Tiranë ka kaluar kufijtë e vendit dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Siç njofton BalkanWeb, agjencia Bloomberg, në një postim në platformën X, shkruan se policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër protestuesve kundër qeverisë në Tiranë, ndërsa protestat e vazhdueshme po i bëjnë presion qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protesta e 7 nëntorit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa thirrjet e të rinjve për largimin e kryeministrit Rama janë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Sipas BalkanWeb, pasqyrimi i ngjarjeve nga Bloomberg tregon se zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri po ndiqen nga afër prej mediave ndërkombëtare, të cilat po ndjekin ecurinë e situatës në vend.

Lini një koment