E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pas largimit nga Kryeministria, policia shoqëron disa protestues pranë selisë së PD-së

Pas largimit nga Kryeministria, policia shoqëron disa protestues pranë selisë së PD-së

Pas gati 4 orësh protestë, policia ka shoqëruar sërish disa protestues, këtë herë pranë selisë së Partisë Demokratike.

Sipas raportimeve të gazetares së Euronews, Enkeljda Mema, ka pasur disa të shoqëruar, ndërsa forcat e policisë, sipas saj, janë në kërkim të personave të maskuar, të cilët kanë kryer gjithashtu akte dhune.

Ndërkohë, protestuesit ndodhen në katër anët e Unazës, pasi pak minuta më parë janë tërhequr nga Kryeministria dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Lini një koment