E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt policisë, forcat e rendit përgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës

Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt policisë, forcat e rendit përgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës

Pas qëndresës për disa minuta para Kryeministrisë, protestuesit janë zmbrapsur nga policia, ndërsa këta të fundit kanë bërë një tërheqje prej disa metrash.

Ndërkohë, sipas pamjeve, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia u është përgjigjur me ujë.

Ndërkohë, te Ministria e Brendshme është hedhur gaz nga policia, aty ku ndodhet edhe një pjesë e protestuesve. Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i zhvendosur ata, duke i drejtuar në drejtim të Parkut Rinia.

Lini një koment