E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tabaku: Largimi i Ramës mund të bëhet vetëm me bashkim opozitar

Tabaku: Largimi i Ramës mund të bëhet vetëm me bashkim opozitar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti mund të ndodhë vetëm me bashkimin e opozitës, pavarësisht mendimeve të ndryshme brenda saj, siç njofton BalkanWeb.

E ftuar në emisionin “Pa Censurë” në News24, Tabaku komentoi edhe thirrjet kundër kreut të PD-së, Sali Berisha, në protestën e studentëve. Sipas saj, jo të gjitha ato thirrje janë organike, por pjesa më e madhe e tyre nxiten nga partitë e vogla, ndërsa thirrjet kundër Ramës janë të përbashkëta.

Tabaku theksoi se ekziston një shumicë absolute që dëshiron largimin e kryeministrit, por kjo shumicë ende nuk është bashkuar në një program të përbashkët qeverisës. Sipas saj, ata që nxisin thirrjet kundër Berishës e bëjnë për të përfituar politikisht, jo për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

Ajo tha se, nëse opozita do të bashkohet për të larguar Ramën, do të duhet të bashkohet edhe për të ndërtuar një program të përbashkët, të qartë për qytetarët, dhe e cilësoi këtë si një sfidë të madhe për opozitën.

Lini një koment