E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, në kuadër të një faze tjetër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Bëhet fjalë për Arnold Jahon, lindur në Vlorë, i cili u ekstradua nga Barcelona pas bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe homologëve të tyre në Madrid.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, në vitin 2024, ai ishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”. Në total, ndaj 41-vjeçarit janë dhënë dy vendime dënimi me 7 vite burgim.

Gjithashtu, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar ndaj tij urdhër ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lini një koment