E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Napoli ndal vrullin e Lazios, nuk ka fitues në”Maradona”

Napoli ndal vrullin e Lazios, nuk ka fitues në”Maradona”

Ndeshja e madhe e Serie A, sfida Napoli-Lazio në stadiumin “Maradona” përfundon pa fitues, me rezultatin 1-1, në një takim të pasur me raste për shënim.

Seria prej gjashtë fitoresh radhazi e Lazios merr fund, ndërsa Napoli arrin të rikthehet pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Gattusos e nis shumë fuqishëm, duke iu afruar avantazhit me anë të Isaksenit dhe Sutalos. Frattesi zhbllokon rezultatin para minutës së 30-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Napoli barazon falë një autogoli të Pedrazës.

Më pas, skuadra e Allegrit është pranë gjetjes së golit të fitores me anë të De Bruyne-s, McTominay-t dhe Olivera-s.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment